Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthimi në Zveçan- u hodhën dy granata, policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur mesnatën e së hënës tek objekti i Postës në Zveçan.

Si rezultat janë shkaktuar dëme materiale.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, veçse banorët e zonës janë evakuuar.

Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje.

Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se atje u hodhën dy granata të dorës.

“Një ka shpërthyer dhe një e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar. Nuk ka lëndime, ka dëme materiale. Policia po punon për ndriçimin e rastit”, deklaroi Elshani