Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthimi tragjik në Lushnje, avokati i njohur zbulon detajet e bujshme: Ja sa vite burg rrezikon deputeti

Dosja në ngarkim të deputetit socialist Bujar Çela për shpërthimin me pasoja në magazinën në pronësi të tij në Lushnje, do të hetohet nga SPAK.

Prokuroria e Fierit ka ngritur 3 akuza ndaj ligjvënësit por për shkak të cilësive të tij si subjekt i posaçëm , ka shpallur mos kompetencën.

Avokati Marsid Gupi tha në një intervistë televizive se deputeti Bujar Çela nisur nga akuzat që bien mbi të rrezikon minimalisht 2 vjet burg.

Sipas tij, në ngjarjen tragjike të Lushnjës kanë përgjegjësi edhe organet ligjzbatuese që nuk e kanë zbuluar paligjshmërinë në të cilën funksiononte biznesi, por përgjegjësia kryesore bie mbi deputetin Çela.

“Ka njerëz të plagosur, kemi shkatërrim prone, nuk është vetëm Çela përgjegjës, janë edhe organet ligjzbatuese, IKMT, inspektorati i territorit, policia, inspektorati i punës, a kanë qenë të siguruar këta punëtorë, çfarë zbatonin, lejes së ndërtimi si i është zgjatur afati. Pse duhet të shkonte situata në 2 jetë të humbura që të evidentohej ky fakt i paligjshëm. Unë mendoj se fakti kryesor i kundërligjshëm janë veprimet e deputetit, ai është përgjegjësi kryesor, rrezikon dënimin me burgim, vetëm, për një nga akuzat ai rrezikon 2 vite burg”, tha avokati.