
Historiani Asdren Shala ka dhënë detaje të pa dëgjuara për vrasjen e Shaban Manaj.
Sipas Shalës, Manaj është vrarë në rrethana morale.
“Shko në Istog e në Pejë, pyti njerzit edhe të tregojnë se Shaban Manaj është vra krejt në situatë morale.
Dhe , për me mbulu këtë e kanë fut SHIK-un. Këtë diskurs e ka ndjek një pjesë e LDK-së për me fsheh qyqarllëkun e vet në luftë” u shpreh Shala.
E në lidhje me këtë deklaratë dhe shumë të tjera që Shala po bën për vrasjet politike, ka reaguar Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj.
Ai e quan viktimë të propagandës i cili nuk ka dijeni dhe vrasjet politike po i kthen në arsyje private, përcjell “Bota sot”.
Gjithashtu Hajdaraj kërkon fakte nga Shala për vrasjen e Smajl Hajdaraj, , pasi që këto 23 vite hulumtimesh, nuk na rezulton asgjë nga propaganda jote, dhe asnjë njëri këto 23 vite nuk na erdhi te dera e me na thanë se Smajli ma ka pas këtë apo atë borgj.
Shkrimi i plotë
Papagalli i ri propagandues – viktimë e propagandës e jo pjesë e saj
Papagalli ma i ri propagandues, Azdren Shala, i cili po gjenë hapësirë mediale kudo, si pjesa ma e re e ofenzivës propagandistike, totalisht i padijshëm dhe mosnjohës i rrethanave, gjithsesi po shihet qartë se është viktimë e re e propagandës dhe jo pjesë e vjetër e saj.
Ai po llomotitë çdo ditë për vrasjet politike se ato janë bërë krejtësisht për arsye private.
Çfarë zbulimi paushall i tij. Unë ma shumë e shoh si viktimë të propagandës pasi që projektuesit e këtyre vrasjeve kishin tre grupe njerëzish: 1. grupin e ekzekutorëve; 2. mshefësit e krimit dhe në 3. prpaganduesit për ti paraqitë si vrasje brenda llojit ose për motive të ulëta.
Ky papagall i ri është viktimë e pikërisht këtyre të grupit 3.
Urdhëro Azdren viktima, na jep fakte edhe prokurores së rastit të Deputetit të Kuvendit të Kosovës Smajl Hajdaraj, i vrarë me 17 janar 2002, dhe ne familjes së tij, pasi që këto 23 vite hulumtimesh, nuk na rezulton asgjë nga propaganda jote, dhe asnjë njëri këto 23 vite nuk na erdhi te dera e me na thanë se Smajli ma ka pas këtë apo atë borgj.
Nuk din asnjë rrjedhshmëri të ngjarjeve përpos udhëzimeve të propaganduesve, megjithatë hajde tregona konstruktin shpifës nga moçali propagandistik.