Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Shprehitë që jua rrënojnë shanset për të humbur peshë

Kur doni të humbni peshë, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për hapat e duhur që duhet të ndërmerrni për ta kthyer peshoren në një drejtim të favorshëm.

Është po aq e nevojshme të dini se çfarë të mos bëni. Ndonjëherë mund të mos e dini se shprehitë që po ndiqni po ju çojnë në rrugë të gabuar, sepse nuk duket domosdoshmërisht se ka ndonjë gjë të gabuar me to.

Natyrisht, trupi i të gjithëve është i ndryshëm dhe unik. Ajo që funksionon për një person mund të mos jetë metoda më e mirë te një tjetër. Megjithatë, ka disa zakone që të gjithë duhet t’i shmangin me çdo kusht nëse qëllimi është ta hiqni yndyrën e padëshiruar dhe ta zvogëloni numrin në peshore.

Gjumi

Gjumi cilësor nuk është diçka për të cilën duhet të kurseni, sepse ndjenja e lodhjes lidhet drejtpërdrejt me shtimin në peshë.

Studimet kanë treguar se shumë pak gjumë rrit dëshirat për ushqime të pasura me energji dhe të pasura me karbohidrate. Gjumi i jep trupit tuaj kohën e duhur për t’u rikuperuar, për të ruajtur energjinë dhe për të përmirësuar tonin e muskujve gjatë stërvitjes.

Alkooli

“Alkooli ndikon në sintezën e proteinave të muskujve (MPS), e cila redukton aftësinë për të fituar muskuj, prish gjumin dhe shkakton dehidrim, të gjitha këto kontribuojnë në shtimin e peshës. Kur konsumojmë alkool, ne prishim procesin e shndërrimit të yndyrës në energji, ndërsa ajo yndyrë ka më shumë gjasa të ruhet në qelizat tona”, ka deklaruar West.

Për më tepër, me çdo pije alkoolike që pini, përpiquni të pini një gotë të plotë me ujë menjëherë pas kësaj. Kjo do të ndihmojë në largimin e toksinave dhe hidratimin e trupit tuaj.

Kaloritë

“Për ta bërë realitet humbjen e peshës, rekomandohet të krijoni një deficit prej rreth 500 kalorish në ditë. Megjithatë, sapo ta shihni veten duke bërë përparim, ky numër i deficitit të kalorive mund të bëhet obsesiv”, është shprehur ekspertja.

Uji

Uji është thelbësor në rrugëtimin tuaj për humbje peshe. Nëse nuk e mbani trupin tuaj të hidratuar siç duhet, mund të shtoni peshë për disa arsye.

 

Tags: