Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shqetësime për një konflikt të ri ballkanik”, ish-kryeinspektori i AKI-së alarmon pas shkrimit të gazetës gjermane

 
   

Gazeta gjermane “Die Welt” përmes një artikulli ka alarmuar për një konflikt të ri në Ballkan.

Në artikull, shqetësim për kryeqytetet evropiane mbeten edhe Banjska e Bosnja.

“Shqetësimet për një konflikt të ri ballkanik po shtohen jo vetëm në Berlin, por edhe në kryeqytete të tjera evropiane. Qoftë për shkak të sulmit serb në veri të Kosovës. Ose sepse etniteti serb dëshiron të shkëputet nga shteti multietnik i Bosnjë Hercegovinës”, shkruan “Die Welt”.

“Në Bosnjë gjendja serioze ndërsa në Kosovë ekziston rreziku i destabilizimit në veri”.

Kështu po e vlerëson situatën e sigurisë në vend, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Ai thotë se mbetën prezentë ende rreziqet për incidente në pjesën veriore të Kosovës.

Ramadani deklaroi se prezenca e NATO-s po zmbraps idetë e trupave ushtarak serb për të hyrë në Kosovë.

“Gjendja në Bosnjë duket serioze për shkak të rolit dhe planeve të Republikës Serbe, ndërsa në Kosovë ekziston rreziku i destabilizimit të brendshëm, kryesisht në veri. Situatën e sigurisë në Kosovë e ka marrë seriozisht NATO me faktin që ka rritur trupat luftarake. Prezenca e KFOR-it në veri është nivel të lartë dhe kjo zmbraps çfarëdo ideje të Serbisë për të hyrë me trupa ushtarake brenda Kosovës. Por, rreziqet për incidente destabilizuese mbeten prezentë”, thotë Ramadani.

Sipas tij, Rusia ka interes të shpërndajë konfliktin edhe në rajonin e Kosovës.

Ai tha se ndryshe nga shteti rus, interesi amerikan është ndryshe.

“Trazimi i botës që po ndodh sidomos në tri vitet e fundit ka rikthyer tensionet serioze në Ballkan. Është interes i qartë i Rusisë të shpërndajë konfliktin edhe në rajonin tonë derisa është interes amerikan dhe perëndimor mbajtja me çdo kusht e paqes dhe stabilitetit. Në Ballkan kryqëzohen këto dy interesa, pra interesi demokratik perëndimor për paqe dhe interesi rus për konflikte”, theksoi ai.