Shoferi i një furgoni që transportonte nxënës shkolle në Këlcyrë është ndaluar pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare.
E mitura në kallëzimin e saj kishte deklaruar se shoferi 36-vjeçar e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme prej rreth 1 viti, raporton KlanTv.
36 vjeçari me iniciale N.J., banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë është ndaluar nga uniformat blu për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
“Ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare në furgonin me të cilin transportonte nxënësit, ndalohet 36-vjeçari. mSpecialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare se drejtuesi i furgonit që transportonte nxënës shkolle, e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme përreth 1 viti, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i punës, është bërë kapja e shtetasit N. J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë ndalimi i tij për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.