Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria 15 vjet në NATO, Peleshi: Krenarë që jemi pjesë e Aleancës

Shqipëria shënon këtë vit 15 vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se rrugëtimi ynë në NATO, është dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale.

Po ashtu, nga përfaqësia jonë diplomatike në Bruksel, Peleshi shprehu vlerësimin për kontributin që përfaqësuesit tanë kanë dhënë dhe japin çdo ditë, në këtë rrugëtim.

“Mirënjohje për punën dhe angazhimin e të gjithë përfaqësuesve tanë në Bruksel dhe në gjithë hapësirën e NATO-s për përfaqësimin dhe për promovimin e interesave tona strategjike dhe kombëtare. Krenarë që prej 15 vitesh jemi pjesë e Aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë, si një aleat i denjë dhe i besueshëm! Rrugëtimi ynë në NATO, dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale.

Tags: