Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shqipëria do të ketë diell për të gjithë!”, Meta vlerëson Blushin dhe Këlliçin: Rama s’është budalla…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me tone të larta nga Konventa Kombëtare deklaroi se duhet të forcohet ndjenja e misionit, pasi përballë është një regjim mafioz. Ai u ndal te djegia e mandateve, që sipas tij ishte llogari e kalkuar e Ramës, Bashës dhe Mcgonigal dhe e djalit të miliarderit.

“Një zonjë kishte ardhur disa herë, kishte bërë kërkesë dhe donte të ishte pjesë e partisë. Por si kishte kthyer njeri përgjigje. Ore nuk bëhet partia vetëm me foto. Ajo ishte mësuese. Duhet të kishte 5 mijë të rinj PL të anëtarësuar. Pse nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe torollaku nga 1 mln euro për të vënë kandidatë në rrethe me emër, por unë vura të rinj. Një duartrokitje për Xhixhon dhe të rinj të tjerë që punuan. Kërkojnë që të na shkatërrojnë identitetin. E ruajti identitetin Erisa, se ruajti dinjitetin e gjyshit të saj. Kudo ku shkoja më thonin se ishin të pakënaqur. Turp për ata që thonë pse përmend Meta Vasil Laçin. I paharruar kujtimi i asaj nëne që rriti plot sakrifica Vasilin. Ai kreu një akt të jashtëzakonshëm. Do ju tregoj një histori me Sali Shijakun. E takova Shijakun dhe i them; kemi menduar që t’i japim dekoratë shokut të Vojo Kushit. E kam takuar vetë më tha dhe ai qante kur e kishte takuar në Divjakë. Ai kishte qenë 10 vjeç në betejën e Kodrës së Kuqe. Sali Shijaku tha se doja të përjetësoja figurën e Vojo Kushit.

Ne të lëmë Shqipërinë në duar të kriminelëve? Si! Jo! Do të ecim me vepra, si Tedi Blushi, si Këlliçi, jo se është djali i Fariut. Ndaj Fariut kam ca vërejtje se i fliste fëmijëve të mi keq për mësuesit e matematikës. U bë një eksperiment në Itali në kohën kur ishte Prodi. Ishim me Mondin, provuam dhe Fiorentinën. Për të ruajtur pushtetin, asokohe ata bënë një bashkim artificial. Djegia e mandateve, që sipas tij ishte llogari e kakluar e Ramës, Bashës dhe Mcgonigal dhe e djalit të miliarderit. Ai që vjen këtu vjen merr lekët e mësuesve tanë, të pensionistëve. I kam pasur prindërit mësues, se kanë pasur 40 nxënës në klasë. Rama nuk është budalla, por ka një grup patronazhistësh në rrjetet sociale.”, tha Meta.