
Jo një, por dy binjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Shqipëri në vitin 2025.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
“Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë. Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, me të trokitur ora 12:00″, ka shkruar Rama.