Shqipëria është renditur e 3- të në Barometrin Botëror të Turizmit për janar-korrik 2023.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Para Shqipërisë janë vetëm Katari dhe Arabia Saudite.
Rama ka thënë se kjo është arritje e pabesueshme.
“Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht profesionistët e industrisë sonë të turizmit. Së bashku kemi vendosur Shqipërinë në hartë si një destinacion që duhet vizituar dhe do ta bëjmë atë çdo vit më të mirë e më të mirë”, ka shkruar Rama.