Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në lëkurë bagëtish

Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine që shpërndahej në tregun evropian. Shtatë shtetas shqiptarë dhe tre latino-amerikan nga Kolumbia dhe Venezuela janë arrestuar.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni është sekuestruar një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës, në një fshat të Fushë Krujës, afër aeroportit të Rinasit, por edhe portit të Durrësit.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Autoritetet shqiptare kanë zbuluar edhe dy ambiente ndihmëse të laboratorit, njëri në Tiranë dhe tjetri në Durrës.

Në njoftimin e SPAK-ut theksohet se u sekuestrua material i papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihej lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor.

Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine që shpërndahej në tregun evropian. Shtatë shtetas shqiptarë dhe tre latino-amerikan nga Kolumbia dhe Venezuela janë arrestuar.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni është sekuestruar një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës, në një fshat të Fushë Krujës, afër aeroportit të Rinasit, por edhe portit të Durrësit.

Autoritetet shqiptare kanë zbuluar edhe dy ambiente ndihmëse të laboratorit, njëri në Tiranë dhe tjetri në Durrës, shkruan REL.

Në njoftimin e SPAK-ut theksohet se u sekuestrua material i papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihej lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron këtë operacion si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Ai theksoi se suksesi i këtij hetimi ka treguar se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.

Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri arrestohen shtetas nga Amerika Latine, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Në 2015 u arrestuan dy shtetas kolumbianë në operacionin “XIbraka” në Elbasan, ku u zbulua një sasi prej rreth 100 kilogramësh kokainë. Dhe në atë kohë u ndoq thuajse e njëjta teknikë, kokaina hynte në Shqipëri e tretur në rroba dhe më pas shtetasit e huaj e ndanin dhe e përpunonin.

Tags: