Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria goditet nga një tjetër tërmet

Një tjetër tërmet prej 2.5 ballësh ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë në Shqipëri.

Siç ka njoftuar EMSC, epiqendra ka qenë 41 kilometra në jug-perëndim të Prizrenit dhe 11 kilometra në jug-perëndim të Kukësit, shkruan teve1.info

Lëkundje sizmike janë ndjerë edhe mëngjesin e kësaj të shtune në juglindje të Shqipërisë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, tërmeti ka patur epiqendrën e tij 20 km larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër.

Magnituda e tërmetit ka qenë 4.1 ballë e shkallës Rihter, ndërkohë që thellësia e tij është konstatuar në 7 km sipas Institutit të Gjeoshkencave.