Edhe pse situata me zjarret në Greqi është alarmante, vendi fqinj e ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë, e cila ofroi dy zjarrfikëse.
Mësohet se dy zjarrfikëset janë nisur prej mëngjesit nga Maliqi me destinacion Greqinë, por janë lënë në pritje dhe janë kthyer mbrapsht në Bilisht.
Sipas gazetares Dhorjela Çule, ende është e paqartë situata se pse ndihmat shqiptare nuk u pranuan nga autoritetet greke, ku zjarret kanë krijuar një situatë emergjente. Ministria e Mbrojtjes është duke pritur një konfirmim, për pranimin e ndihmave.
Sipas deklaratave për momentin ka pasur një plotësim nevojash nga vendet e tjera.