Shqipëria edhe zyrtarisht ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Kuqezinjët barazuan sonte 1-1 në udhëtim ndaj Moldavisë.
Shqipëria kishte epërsinë që nga minuta e 25-të, kur Sokol Cikalleshi shënoi nga penalltia. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Djelmoshat e Sylvinhos nuk arritën të mbanin epërsinë deri në fund, pasi Moldavia barazoi rezultatin në minutën e 87-të.
Vladyslav Babogolo ishte golashenues për Moldavinë.
Pas shtatë ndeshjeve, Shqipëria renditet e para në Grupin E, me 14 pikë, tre më shumë se Çekia.
Moldavia dhe Polonia kanë nga 10 pikë, ndërsa Ishujt Faroe janë të fundit me 1 pikë.
Në ndeshjen e fundit, Shqipëria do të luaj ndaj Ishujve Faroe, në ‘AIR Albania’, më 20 nëntor.