Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria merr presidencën e dytë në KS, Xhaçka: Moment i rëndësishëm

Shqipëria ka marrë për herë të dytë kryesinë e Këshillit të Sigurimit të organizatës së kombeve të bashkuara.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha në një deklaratë për mediat rëndësinë e të qenurit sërish në presidencën e KS si dhe parashtroi sfidat që pritet të vijnë.

“Presidenca e KS na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS . Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve

Janë dy momente, e para një nismë e rëndësishme dhe krejt inovative, bëhet fjalë për një përpjekje shumë ambicioze dhe sfiduese, për të dërguar ndihma humanitare kudo në botë, në rast të fatkeqësive.  Çka mundëson që bizneset e mëdha të ofrojnë kontributin e tyre, në plotësim të mekanizmave ekzistues të ndihmës humanitare

Kjo përmirëson dhe përshpejton mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute. Kjo iniciativë inovative i vjen në ndihmë korporatave dhe bizneseve të mëdha, duke lehtësuar kontributin e tyre humanitar. Ideja është pritur mjaft mirë dhe ka gjetur mbështetje nga aktorë e grupe interesi. Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS.

Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tonë. Ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve.

Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në KS. Debati do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar”,-tha Xhaçka./euronews.al/

Tags: