Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria në Evropian, Kurti: Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë

 
   

Për herë të dytë në histori, Kombëtarja e Shqipërisë e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Barazimi i sotëm 1:1 ndaj Moldavisë mjaftoi që “kuqezinjtë” të sigurojnë biletën drejt Evropianit që do të mbahet në Gjermani, raporton KosovaPress.

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili uroi lojtarët dhe të gjithë shqiptarët.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”, shkroi Kurti në “Facebook”.