Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria në “flakë”, i nxehti afrikan më pranë se kurrë, ja sa do të shkojnë temperaturat në fillim të qershorit

Shqipëria pritet të përfshihet nga vala e të nxehtit afrikan.

Sipas sinoptikanëve, muaji Qershor nis me temperatura të larta, ku ditët e para do të arrijnë deri në 35 gradë.

Hakil Osmani: Kjo fundjavë do të sjellë një valë të të nxehtit që vjen nga Afrika, godet Gadishullin e Ballkanit duke bërë që edhe territori shqiptar të preket nga kjo valë e të nxehtit, duke bërë që maksimumet e temperaturave të ngjiten në vlerën 34 apo 35 gradë Celsius në rang territori.

Por i gjithë 15 ditëshi i parë i Qershorit mbetet me temperatura të larta.

Hakil Osmani: Parashikohet që të jetë me temperatura të larta, presim maksimumet që në rang territori të ngjiten në vlerën e 37 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat për muajin Qershor janë 4 gradë mbi normalen.

Hakil Osmani: Këto temperatura janë 3 apo 4 gradë mbi normalen e muajit Qershor.

Temperaturat më të larta do i përjetojnë qytetet e Ultësirës Perëndimore, por edhe zonat bregdetare, të cilat janë mjaft të frekuentuara nga qytetarët./TEL