Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria nën temperaturat përvëluese, ja dy qytetet që mbajnë ‘trofeun’, zbuloni çfarë moti na pret javën tjetër

Temperatura përvëluese po ndjehen më shumë se kurrë në Shqipëri. Për këtë të shtunë, Berati dhe Elbasani kanë shënuar temperaturat më ekstreme.

Piku u arrit në Berat me 40.4 gradë Celsius dhe në Elbasan me 40.2 gradë Celsius.

Moti i nxehtë që ka mbërthyer territorin prej të martës e pati pikun ditën e premte.

Në Kuçovë u regjistrua edhe temperatura më e lartë me 41.4 gradë Celsius, pasuar nga Berati dhe Elbasani.

Edhe dita e diel parashikohet të jetë me mot të nxehtë, ku maksimalja do jetë rreth 40 gradë Celsius.

Sipas meteorologëve, nga e hëna e ardhshme për 5 ditë më radhë, na presin ditë edhe më të nxehta.

Kulmi i nxehtësisë pritet të shënojë rreth 42 gradë Celsius të enjten dhe të premten e ardhshme. Kjo valë aspak e zakonshme ka përfshirë thuajse gjithë shtetet e Europës Jugore.