Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria nënshkruan në Bruksel marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes me BE-në

Shqipëria nënshkruajti sot në Bruksel marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi në rrjetet sociale duke theksuar se partneriteti do të rrisë kapacitetet në siguri dhe mbrojtje.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, u shpreh Hasani.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e cilësoi marrëveshjen impuls cilësor i ndërveprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në kuadër të rrugëtimit të pakthyeshëm të integrimit në BE.

“Tashmë do të kemi më shumë mundësi dhe instrumente europiane për fuqizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërkohë që jam i bindur se do të japim më të mirën dhe do të shtojmë vlerë në angazhimet operacionale të Bashkimit Europian”, u shpreh Vengu në rrjetet sociale.