Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria nuk mbështet deklaratën e Borrellit, qëndron krah Kosovës

 
   

Gjatë ditës së sotme, mediet raportuan se “Shqipëria nuk mbështet Deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian, në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023”.

Referuar burimeve diplomatike, Shqipëria nuk është linjëzuar të martën me deklaratën, e cila është hartuar nga BE dhe për të cilën i është kërkuar mbështetja vendeve anëtare përpara aktit kriminal, ku humbi jetën një efektiv i Policisë së Kosovës.

Burimet bëjnë me dije se arsyeja e këtij qëndrimi është fakti se për Shqipërinë, përgjegjësia e asaj që ka ndodhur nuk qëndron te Kosova.

Për Shqipërinë, qëndrimet në këtë deklaratë nuk janë të përshtatshme për situatën aktuale, ku përgjegjësia është e qartë dhe nuk qëndron tek Kosova dhe përfaqësuesit e saj.