Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria pajiset me dronë Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Peleshi e quan garancë për sigurinë

Dronët e avancuar turk, Bayraktar kanë arritur sot në Shqipëri.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka thënë se ky zhvillim shërben si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

Peleshi më tej tha se kjo dërgesë e dronëve të avancuar do të rrisë edhe më tej kapacitetet ushtarake të Ushtrisë Shqiptare.

“Dronët #Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, thuhet ne njoftimin e tij në Facebook.