Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria radhitet e gjashta për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore në Evropë

Edhe pse ka shënuar rënie numri i rasteve me fatalitet nga aksidentet rrugore në Shqipëri vazhdon ende të mbetet ndër më të lartit në Europë.

Sipas Eurosat mesatarja e Bashkimit Evropian është 46 për 1 milionë banorë e që në Shqipëri është më e lartë. Në  vitin 2024 humbën jetën 164 persona në  aksident me makinë, ose 59 persona për 1 milionë banorë.

Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (78), Kroacisë (71) dhe Portugalisë (60).

Megjithatë, një zhvillim pozitiv është se numri i viktimave nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ka ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit.

Sipas INSTAT, rreth 70-80% e aksidenteve shkaktohen nga drejtuesit e mjeteve. Grupmoshat e reja 25-34 vjeç janë në përgjithësi më të pakujdesshmit.

Numri i viktimave është rritur për dy vite radhazi pas rënies së paprecedentë në vitin 2020 (18 833), vit ku kufizimet e COVID-19 prekën transportin e pasagjerëve. Shkalla me e lartë e vdekshmërisë rrugore u regjistrua në Rumani, ndërsa më e ulëta në Suedi.

Ndërsa normat më të larta u regjistruan në Rumani (86 vdekje rrugore për milion banorë), e ndjekur nga Bullgaria (78) dhe Kroacia (71).

Tags: