Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar grafikën në të cilën tregohet rritja e trafikut të pasagjerëve për shtete të ndryshme.
Në këtë listë është Shqipëria ajo që kryeson, me 116.6 për qind krahasuar me vitin 2019.
“Lajme fantastike! Tryeza Ndërkombëtare e Këshillit të Aeroporteve të korrikut tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt 2019, Shqipëria qëndron sërish në #1 me një rritje të pabesueshme prej 116% ! Faleminderit të gjithëve që e kanë bërë të mundur këtë, le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja”, shkroi Rama në X./teve1.info/
🎉Fantastic News!🎉
Airports Council International table of July shows that when it comes to country performance in passenger traffic vs. 2019 🇦🇱 Albania stands again at #1 with an incredible 116% increase! 🦅🛫
Thank you to everyone who has made this possible🙏
Let’s… pic.twitter.com/Sqih43ZTo7
— Edi Rama (@ediramaal) September 3, 2023