Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi tha se vetëm njëherë e ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në prani të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Ai tha se me Vuçiqin ka biseduar në vitin 2016 për problemin e teksteve shkollore.
“Një takim që e kam pas najherë me Aleksandar Vuçiq u kanë në prani të Edi Ramës, në 2016 në Nish jemi taku. Kemi bisedu për problemin e teksteve shkollore”, tha Arifi në Pressing.
“Pse pe thekson që e ke taku vetëm njëherë?”, e pyeti analisti Artan Behrami.
“Sepse vetëm njëherë e kam taku”, ia ktheu Arifi.
“Pse me mbitheksu që je taku njëherë”, e pyeti sërish Behrami.
“Ma shumë dyshoj në ata që e kanë taku vetëm njehërë sesa ata që e kanë taku më shumë herë”, i tha Behrami Arifit.
“Unë si kryetar komune mundona me i ruajt shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera Arifi.