Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqiprim Arifi thotë se është bërë Albinolog: Më është imponuar të merrem me Kurtin

 
   

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë në “Pressing” të T7 se atij i është imponuar të merret me Albin Kurti.

Arifi është kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjë që thotë ta ketë bërë “albinolog”.

“Unë jam albinolog i imponuar jo i zgjedhur, mua më është imponuar të merrem me Albinin. Unë kam qenë kritik qysh në vitin e parë kur jam bërë kryetar, kur i kam njoftuar qytetaret me Kosovën”, ka thënë ai.

Më 17 dhjetor mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe shqiptarët do të garojnë në dy lista.