Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqiptarët aksidentohen mes vete në Itali, vdes 28 vjeçari që po drejtonte motoçikletën

Një 28 vjeçar shqiptar ka vdekur si pasojë e një aksidenti të mërkurën mbrëma.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Brescia të Italisë, rreth orës 20:00.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Iralt Merdita.

28-vjeçari shqiptar u godit nga një veturë derisa po kthehej nga puna me motor.

Merdita u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku edhe vdiq mëngjesin e së enjtes.

Raportohet se ai punonte si mekanik në Ghedi.

Siç shkruan Bresciatoday, motori dhe vetura lëviznin në të njëjtin kah të rrugës.

Aksidenti ndodhi në afërsi të një pike të karburanteve, ku pati një përplasje të fortë.

Motori i të riut u nda në dysh.

Derisa shoferja e veturës, një grua 40 vjeçare po ashtu me origjinë shqiptare.

Ajo i kishte njoftuar ekipet e emergjencës dhe u përpoq t’i vinte në ndihmë të riut shqiptar.

40-vjeçari po ashtu ndodhet në spital, në gjendje shoku dhe me dëmtime nga aksidenti.