Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Shqiptarët ia marrin valles në sheshin e Athinës për 28 Nëntor

Qindra shqiptarë kanë festuar sonte në sheshin “Sindagma” të Athinës, me rastin e shënimit të 112-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Ata ia kanë marrë valles, ndërsa mbajnë në duar flamujt kuqezi, duke i bashkuar kështu festës së madhe të ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

28 Nëntori 1912 shënoi një kthesë historike për popullin shqiptar, pasi nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë./tch