Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka hedhur akuza ndaj Perëndimit dhe vendeve të rajonit se po shkatërrojnë Serbinë.
Në një intervistë për mediat vendase, ai u shpreh se vendi i tij po shkatërrohet nga “ata që nuk duan të jetë e pavarur dhe e stabilizuar”.
Po ashtu ai tha se në terren shqiptarët po armatosen, ndërsa serbët po çarmatosen.
“Armatosja e shqiptarëve tashmë po bëhet, më së shumti po përdorin Turqinë. Serbët po çarmatosen. Ka vetëm një qëllim, përmbysja e Serbisë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës”, theksoi ai.