Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqiptari në Itali rreh gruan në sy të fëmijëve, e kërcënon me vdekje pas kërkesës për divorc

Një 42-vjeçar shqiptar, kontraktues ndërtimi dhe banues prej vitesh në zonën e Riminit u arrestua mëngjesin e djeshëm nga karabinierët për keqtrajtim në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas hetimeve të policisë, 42-vjeçari ka tentuar të mbysë disa herë gruan e tij, pasi e ka rrahur edhe në sy të fëmijëve.

Dyshohet se shkak i debateve është bërë kërkesa e gruas për divorc, gjë e cila nuk pranohet nga 42-vjeçari.

Shqiptari e ka kërcënuar disa herë me vdekje, shkruajnë mediet italiane.

Në një rast, kur gruaja kishte telefonuar policinë pas dhunës së bashkëshortit, ai e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse nuk e ndërpriste telefonatën.

Më tej, sipas rezultateve të hetimeve, sipërmarrësi kishte vendosur kamera të fshehta në shtëpi për të filmuar prova të disa sjelljeve të gruas. Në shtëpi policia gjeti edhe një pistoletë Beretta me plumba.

Avokati i shqiptarit tha se arma nuk ishte e klientit të tij dhe ai as nuk e dinte për ekzistencën e saj. /Albeu.com