Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shtesat prej 100 euro të Qeverisë, Rrahmani: Vendim është i duhur

 
   

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili tash garon në “Koalicionin për familjen”, Eman Rrahmani, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për t’i ndarë 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijet deri në moshën 16-vjeçare.

Rrahmani tha se ky vendim është i duhur, por se populli as nuk shitet e as nuk blihet.

“Edhe pensionistët edhe fëmijet kanë shumë nevojë për dorën e shtetit në këtë kohë!Ndihma prej 100 euro, është vendim i duhur i qeverisë.

Kostoja e jetesës gjatë dimrit është shumë me e lartë, andaj edhe duhet të ndihmohen.

Populli di shumë mirë të ndaj veprim dhe qëllimin, andaj edhe vlerësimin e bën si duhet edhe ne zgjedhje!”, tha Rrahmani.