Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shtetësia e Kosovës në rrezik të madh” – Kastrati kritikon Qeverinë Kurti

 
   

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e tanishme në Kosovë dhe veprimet e Qeverisë Kurti.

Kastrati e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe politikën e tij të jashtme, veçanërisht në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në postimin e tij në Facebook, Kastrati ka vënë theksin te vizitat ndërkombëtare të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në SHBA, duke e konsideruar këtë si një hap për avancimin e agjendës ndërkombëtare dhe interesave strategjike të Kosovës.

Ai e ka cilësuar këtë qasje si një opsion më të mirë për vendin, në krahasim me veprimet e fundit të qeverisë, të cilat, sipas tij, kanë tensionuar marrëdhëniet me SHBA-në.

Kastrati ka ironizuar veprimet e zyrtarëve qeveritarë, duke iu referuar incidentit në liqenin e Ujmanit dhe pasojave që mund të kenë veprimet e tilla për Kosovën.

“A më mirë për Kosovën me zhvillu vizita në SHBA për me diskutu avansimin e agjendës ndërkombëtare të Kosovës dhe interesave të saj strategjike? Apo më mirë me i tensionu relacionet me SHBA e me notu në Ujman, por me i mbush brekët e me ik pasi kërset bomba? Po flasim për mendime serioze e jo injorante të stilit të Mefail Bajçinovcit. Shtetësia e Kosovës është në rrezik të madh nga veprimet dhe mbetjet e mykut komunist në krye të Kosovës, si dhe imbecilëve që i rrethojnë ata! Kosova do t’i paguajë shtrenjtë këto veprime!”, ka shkruar ne Facebook Kastrati.