Një rast i kanosjes ka ndodhur dje pas mesdite në rrugën “Qamëria” në Shtime.
Një person dyshohet të ketë kanosur kolegun e tij të punës.
Shkak i kanosjes dyshohet të jetë një mosmarrëveshje mes dy palëve.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar një revole me gaz, një karikator dhe 11 fishekë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim te Policisë.