Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 23:00 ka arrestuar një person në Mitrovicën Jugore pasi që i njëjti kishte përdorur armë zjarri në ahengun familjar.
Të njëjtit i është konfiskuar pistoleta, një karikator dhe 8 fishekë.
Rasti është cilësuar si ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe tetë fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast si dhe leja për bartjen e armës. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së