Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shtyhet edhe për dy ditë afati për paraqitjen e provimit të maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar të gjithë maturantët që për arsye të ndryshme nuk kanë aplikuar për paraqitjen e provimit të maturës, afati për aplikim do të shtyhet deri më datë 12.06.2024 në ora 24:00 kurse afati i aprovimit nga shkollat deri më 13.06.2024 në ora 14:00.

Deri më tani, përmes platformës e-Kosova kanë aplikuar për provimin e maturës 17 mijë e 460 nxënës, kurse 15 mijë e 639 prej tyre janë konfirmuar nga koordinatoret e shkollave.

“Paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë akterëve të përshirë në proces, si: nxënësit (maturantët), shkollat, komunat dhe MAShTI”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online”.