Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shtyhet seanca e PS-së ndaj Kurtit, Hasani: Është kryeminstër dhe ka agjenda, nuk është bë nami

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk u paraqit sot në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar, pasi që i njëjti ishte jashtë vendit.

Kjo bëri që seanca ndaj tij të shtyhej

Avokati, Nasuf Hasani në studion e “Raport” tha se mungesa e tij ka arsyetim pasi ai ndodhet jashtë vendi, në vizitë zyrtare.

Sipas tij, nuk është bërë “Nam”, shtyerja e seancës.

“Duke e pasur parasysh pozitën e tij që është kryeministër i Kosovës, i ka pasur agjendat dhe po shihet që është në Slloveni. Nuk u bë nami që u shty kjo seancë. Seancat shtyhet thuajse çdo ditë, pra nuk është diçka absurde. Me marrë një statistikë, ndoshta në nivel të Kosovës sa seanca shtyhet çdo ditë, nuk është absurde. Përderisa i kanë qu ftesë, ata (Prokuroria) e kanë pa të arsyeshme që ai me qenë aty, mirëpo thjeshtë nuk u bë nami”, deklaroi ai.