Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shtyhet seanca për tre policët e kidnapuar nga policia serbe

Seanca e tre policëve të kidnapuar nga policia serbe është shtyrë për sot në ora 15:30. Kështu kanë treguar familjarët e policit Shemsi Mustafa për Gazetën Insajderi.

Familjarët kanë treguar se deri më tani policëve të kidnapuar nuk i kanë dhënë leje të bisedojnë me ta në telefon.

Tutje, ata kanë treguar për Insajderin se policit Mustafa i kanë ofruar ilaçet e nevojshme pasi që ai ka probleme me mushkri.

Siç mëson Insajderi, autoritetet serbe nuk i kanë dhënë leje avokatëve kosovar të shkojnë në Serbi për t’i mbrojtur tre policët e kidnapuar.

Gazetarja e Insajderit është duke qëndruar aktualisht në shtëpinë e policit Shemsi Mustafa në Mitrovicë.

Njëri nga tre policët e kidnapuar nga serbët u kthye nga pushimi mjekësor në punë, kishte probleme me astmë – DOKUMENT

Gazeta Insajderi ka raportuar se Shemsi Mustafa, njëri nga tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u kidnapuan nga forcat serbe, ishte në pushim mjekësor përpara situatës së tensionuar në veri. Megjithatë, ai ishte kthyer në punë në mes të pushimit mjekësor, përkundër që ishte i diagnostikuar me astmë dhe po merrte trajtim për të në baza ditore.