Një dukuri interesante vjen nga qyteti i Gjakovës.
Në këtë qytet së fundi janë shtruar rrugë të reja nga ana e Komunës, mirëpo në këto rrugë në mes ka mbetur një shtyllë elektrike.
Në këtë rast veturat që kalojnë andej pari nuk ka mundësi tjetër vetëm t’ia lirojnë njëra-tjetrës rrugën.
Një qytetar nga Gjakova për kamerën e Lajmi.net thotë se kjo situatë paraqet rrezik për qytetarët.
Ndërsa një aktivist i Shoqërisë Civile thotë se Komuna është dashur që para se të shtrohet asfallti është dashur të largohet shtylla elektrike./Lajmi.net/