Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shuma e parave që MAShT i ndan për prindërit për blerjen e librave për fëmijët nga klasa 1 – 5

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaron se do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Ndërsa për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore, informon ajo.

Tutje, me një paraqitje të saj me video në Facebook, ministrja Nagavci thotë se subvencionimi i prindërve për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre nis nga nesër dhe sipas saj paratë do të dalin në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.

Ajo thotë se platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër.

Për detaje më të hollësishme shihni videon e saj të plotë: