Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shumë je i poshtër”: Valon Syla e Tomë Gashi përplasen në një postim

 
   

Valon Syla, analist, dhe Tomë Gashi, avokat e nganjëherë edhe analist, kanë shkëmbyer sa rreshta me njëri-tjetrit.

Syla, që është analist opozitar, e publikoi një fotografi të Astrit Deharit, aktivist i VV-së që ndërroi jetë në burg. Analisti Syla e bëri këtë mbishkrim:

“Ku është Avni Dehari?

#albanologji #zajednica #nukkalon”

Ndërsa Gashi, që është përfaqësues i familjes Dehari, e shkroi një koment në statusin e Sylës.

“Valon shumë je i poshtër me raste!” – i tha Gashi, Sylës.

Analisti Syla ia ktheu avokatit Gashit.

“Le të përgjigjen për poshtërsi ata që kanë rrejt 15 vjet e kanë sakrifiku”.

Postimi i plotë

Ku është Avni Dehari?

#albanologji #zajednica #nukkalon