Vetëm dhjetë qendra të votimit nga 43 sosh janë të qasshme në katër komunat veriore për votimin për largimin e kryetarëve nga detyra më 21 prill. Komisioni Qendror Zgjedhor, bëri të ditur se 33 qendra të votimit, kryesisht objekte shkollore kanë refuzuar t’i japin në përdorim për procesin e votimit. Sipas tyre, janë duke punuar intensivisht për gjetjen e lokacioneve alternative për votim në katër (4) komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në anën tjetër, anëtarët e KQZ-së kërkuan që drejtorët e shkollave të ndiqen penalisht për pengim të procesit zgjedhor.
Vetëm dhjetë qendra të votimit nga 43 sosh janë të qasshme në katër komunat veriore për votimin për largimin e kryetarëve nga detyra më 21 prill. Komisioni Qendror Zgjedhor, bëri të ditur se 33 qendra të votimit, kryesisht objekte shkollore kanë refuzuar t’i japin në përdorim për procesin e votimit. Sipas tyre, janë duke punuar intensivisht për gjetjen e lokacioneve alternative për votim në katër (4) komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Në anën tjetër, anëtarët e KQZ-së kërkuan që drejtorët e shkollave të ndiqen penalisht për pengim të procesit zgjedhor.
Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se drejtorët e shkollave në veri kanë refuzuar të japin qasje KKZ-së me pretendimin se kanë aktivitete shkollore dhe kulturore në ditën e zgjedhjeve.
Ahmetaj: Në Leposaviq janë 18 qendra të votimit, ku 3 prej tyre janë të qasshme
“Në komunën Leposaviq janë 18 qendra të votimit, ku 3 prej tyre janë të qasshme dhe 15 (QV) drejtorët e shkollave kanë refuzuar t’i japin në përdorim për procesin e votimit. Në komunën Zubin Potokut janë 12 QV ku 2 prej tyre janë të qasshme dhe 10 (QV) drejtorët e shkollave kanë refuzuar t’i japin në përdorim për procesin e votimit. Në komunën Zveçanit janë 6 QV ku 2 prej tyre janë të qasshme dhe 4 (QV) drejtorët e shkollave kanë refuzuar t’i japin në përdorim për procesin e votimit. Në komunën Mitrovicës së Veriut janë 7 QV ku 3 prej tyre janë të qasshme dhe 4 (QV) drejtorët e shkollave kanë refuzuar t’i japin në përdorim për procesin e votimit”, tha ai.
Mirëpo ai tha se janë duke punuar për identifikimin e lokacioneve për hapjen e qendrave alternative për votimin e 21 prillit.
Ahmetaj: Jemi duke punuar për identifikimin e lokacioneve për hapjen e qendrave alternative për votimin e 21 prillit
“Lidhur me këtë Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të afatit shumë të shkurt deri në ditën e votimit, është duke punuar intensivisht për gjetjen e lokacioneve alternative të cilat do të shërbejnë si QV në ditën e votimit me 21 prill dhe po ashtu është duke bërë përpjekje maksimale për hapjen e të gjitha Qendrave të Votimit dhe Vendvotimeve në katër (4) komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, theksoi Ahmetaj.
Ndjekje penale për personat që kanë refuzuar t’i japin në përdorim objektet shkollore për votimin e 21 prillit kërkoi anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi.
Kurteshi: Duhet të ndiqen penalisht për pengim të procesit zgjedhor
“KQZ-ja bashkë me komunat e ka për obligim që të njoftojë prokurorinë në bazë të detyrës zyrtare që është pengimi i procesit të votimit, të ngritë aktakuza dhe t’i ndjek penalisht të gjithë ata persona që e pengojnë në çfarëdo mënyre procesin e votimit në Kosovë. Ne nuk duhet të heshtim në raste të tilla. Kjo është një lojë e rrezikshme dhe premisa shoviniste. Ata duan të dëshmojnë që ne jo vetëm që bëjmë diçka por ne jemi edhe zot të objekteve publike”, tha ai.
Mendim të njëjtë shprehu edhe anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani, i cili nënvizoi nevojën që procesi i votimit të mbahen në secilën vendvotim më afër qytetarëve.
Elshani: Procesi i votimit të mbahet në secilën vendvotim afër qytetarëve
“Procesi i votimit të mbahet në secilën vendvotim afër qytetarëve. Prandaj duhen të ndermirën të gjitha veprimet për një analizë të hollësishme që nesër të dimë saktë se cilat qendra të votimit do të hapen. Të gjinden alternativat krahas këtyre qendrave të votimit që refuzohen nga këta drejtor të shkollave të diktuar politikisht. Të ndermirën të gjitha veprimet të tjera për ndjekjet e tyre. Ky është një bojkot dhe bllokim i një procesi zgjedhor, ku shkelet Ligji për zgjedhjet e përgjithshme”, theksoi Elshani
Krahas kësaj, në mbledhjen e sotme KQZ-ja miratoi edhe listën e vëzhguesve për votimin e 21 prillit.