Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Si është Bledi Shkëmbi si baba? Breil dhe Amel rrëfejnë “sekretet” e ish-futbollistit të kombëtares

Bledi Shkëmbi i shoqëruar nga dy vajzat e tij Breil dhe Amel, ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Dy vajzat e ish-futbollisti të kombëtares, i cili ka shkëlqyer në fushë, kanë treguar në Vizioni i Pasdites se si ëhstë Bledi Shëkmbi si baba.

Vajza e tij e madhe Breil tregoi se ëhstë shumë e lidhur me babain edhe për shkak të pasionit për sportin, pasi ajo ushtrohet si olejbolliste.

Ndërsa Amel duket se është më e lidhur me mamanë dhe se më shumë se sporti i pëlqen të merret me balet.

Të dyja vajzat thanë për moderatoren Brikena Prifti, se marrdhëniet me babain i kanë të shkëlqyera.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Duket se me vajzat je mjaft i lidhur, si ke ndryshuar si baba?

Bledi Shkëmbi: Ndjesia ndryshe. Të gjithë thoshin kur të bëhesh baba do të ndryshosh. Ndryshojnë  shumë gjëra, për fat të mirë bashkëshortja është ajo që meriton shumë te kjo pjesë, edhe për faktin kur luaja futboll por edhe sot kur jam trajner. Unë jam një prind që jam i lidhur me vajzat shumë.

Brikena Prifti: Ke ndonjë merak edhe për shkak të angazhimeve që ke. Ka ndonjë moment që e ke humbur dhe të ka ardhur keq?

Bledi Shkëmbi: Kur kam qenë trajner në Kosovë kam qenë larg vajzave. Kur humbet ndonjë ndeshjeje të kap mërzia, familja është ajo që të jep qetësinë, në ato momente e kam ndier shumë

Brikena Prifti: Breila me kë je më shumë e lidhur?

Breila: Me babin.

Brikena Prifti: Amel po ti?

Amel: Me mamin

Bledi Shkëmbi: Amel ka një gjë që kur e pyes unë thotë unë e them por t’i do mërzitesh.

Brikena Prifti: Si është Bledi Shkëmbi si baba, për çfarë të qorton më shumë?

Breila: Për shkollën, studimet ato.

Brikena Prifti: Të besdis?

Breila: Jo fare.

Brikena Prifti: Bledi çfarë meraku ke?

Bledi Shkëmbi: Meraku i prindërve dihet, unë dua që të rriten dhe të bëjnë atë që dëshirojnë. Në asnjë moment si kam thënë apo t’i detyroj çfarë duhet të bëjnë. Tjetra është që nuk dua të jenë të ndrojtura, dua të thonë përherë atë që mendojnë.

/Vizionplus.tv/