Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

Si i mbeti emri “Bregu i diellit” lagjes në Prishtinë – Flasin banorët

“Bregu i Diellit” është një ndër lagjet më të mëdha të kryeqytetit të Kosovës.

E ka këtë emër karakteristik për shkak të pozitës gjeografike, shkruan Lajmi.net.

Ekipi i Lajmi.net ka qëndruar në këtë lagje dhe i ka pyetur qytetarët se si i ka mbetur ky emër dhe për veqantitë e lagjes ku jetojnë.

Një qytetare u shpreh se në këtë lagje ka siguri më të madhe dhe kryesisht banorët janë njerëz të mirë.

Ajo tha se nuk e din me siguri për emrin, por që si vend ka qenë kondër e me gjasë për atë ka mbetur ky emër.

“Vallahi vec e di që u kanë breg, kodër, e për tjetër sdi, posht u kanë rrafsh e knej jo. Në “Breg të diellit” krejt janë njerëzit zotni për qata”, tha ajo.

Një banore tjetër u shrpeh se ka mbi 40 vjet që jeton këto dhe “Bregu i diellit” është lagjja që ua ofron të gjitha si banorë.

“Jo loqk se di qysh i ka mbet emri, jam e ardhme ktu qe 40 vjet prej ’81-s. Krejt i kemi këtu, s’ka lagje ma të mirë për me jetu”, tha ajo. /Lajmi.net/

Për të parë se çka thanë qytetarët ndiqeni videon e plotë: