Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Si ndodhi plagosja në Pogradec, u takuan për t’u sqaruar, Jolldashi nxori pistoletën dhe qëlloi pesë herë (Detajet)

Detaje të reja bëhen të ditura lidhur me plagosjen e kësaj të premteje në Pogradec.

I plagosuri Jolldashi është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak se ka nje plumb në gjoks.

Sipas informacioneve, ai do të arrestohet nga policia, pasi dyshohet se është përsoni që ka qëlluar i pari në drejtim të dy të arrestuarve të tjerë me një pistoletë me mulli.

Konflikti mes palëve ka filluar pak kohë më parë, kur Jolldashi ka goditur vëllain e Mekos, ndërsa sot ky i fundit ka shkuar për t’u sqaruar por Jolldashi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 5 herë drejt tyre.

Më pas, autorët i janë kundërpërgjigjur duke e plagosur, ndërsa Jolldashi po merr mjekim në Tiranë.