Kreu i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi foli në lidhje me ndryshimin e qëndrimit të tij ndaj kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi theksoi se Shqipëria sheh me seriozitet raportet e ndërkombëtarëve për Luginën e Preshevës.
Sipas tij. Shqipëria i ka dëgjuar ankesat kritikat por dhe kërkesat që ka bërë. Arifi nuk kurseu kritikat për kryeministrin Albin Kurti.
“Mi kanë dëgjuar ankesat, kritikat dhe kërkesat. Ne e shohim një Shqipëri që njihet tani dhe me çështjen e pasivizimit të shqiptarëve.
E lançon atë në nivelin më të lartë politik botëror në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkaura. I merr seriozisht dhe raportet e ndërkombëtarëve për Luginën e Preshevës. Qeveria shqiptare është duke u marrë seriozisht me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Për mua Kurti është politikani më përçarës në historinë shqiptare në të gjithë rajonin dhe këtë po e përjetojmë dhe në Luginën e Preshevës”-tha ai.