Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Si përcaktohet fituesi i zgjedhjeve në ShBA?

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në disa shtete janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale ku në garë janë Kamala Harris dhe Donald Trump.

BBC ka publikuar të dhëna se si funksionin sistemi zgjedhor dhe si përcaktohet fituesi.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së përcaktohet nga cili kandidat do të fitojë shumicën në Kolegjin Zgjedhor . Secilit shtet i ndahet një numër votash kolegji elektoral në varësi të popullsisë së tij. Në të gjithë SHBA-në ka gjithsej 538 vota të kolegjit elektoral. Në 48 nga 50 shtetet, kandidatit që fiton më shumë vota individuale i jepen të gjitha votat e kolegjit të tij elektoral. Kandidati fitues duhet të marrë shumicën e tyre – pra të paktën 270.

Kur do të shpallen rezultatet?

Kjo është një pyetje e ndërlikuar, dhe përgjigja është – “kjo varet” . Disa shtete mund t’i kthejnë rezultatet mjaft shpejt, por për shumë mund të jetë një proces i gjatë – veçanërisht nëse ka një numër të madh votash të parakohshme dhe me postë, të cilat numërohen natën pas atyre të hedhura personalisht. Në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA në vitin 2020, vetëm të shtunën pas ditës së votimit mediat amerikane kishin mjaft besim për të shpallur rezultatin.

Ndërsa detyrën presidenti i ri pritet ta marrë të hënën më 20 janar 2025.