Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Si po e përdor Serbia autonominë në Kosovë? Komenton ish-kreu i Kushtetueses

 
   

Ish-kreu i Kushtetueses, Enver Hasani tha se autonomia është mjet i Serbisë, jo vetëm i Vuçiçit, por dhe i establishmenteve të tjera që vijnë, për arritjen e synimit për rikthimin e sovranitetit të saj formal.

Ai shpjegoi se kjo është një politikë që Serbia nuk e fsheh.

“Kjo do të thotë se marrëveshja e Ohrit është e përkohshme, kjo që shohim ne është thjesht menaxhim i krizës momentale në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Pjesë e këtij menaxhimi është dhe autonomia serbe.

Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 kanë efekt vetëm sa i përket dërgimit në Gjykatë Kushtetuese dhe nominalisht organeve që do ti ketë autonomia,” – u shpreh Hasani.