Rrjetet sociale tanimë janë kthyer në promovimin më të madh të punëve të kryetarëve të komunave, por edhe funksionarëve të tjerë shtetëror.
Kompania nga Shqipëria ‘Terra’ ka publikuar një matje të kryetarëve të komunave të Kosovës në rrjetet sociale, Facebook dhe Intagram.
Më aktivi është kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i pasuar nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
Në këtë raport mund të shihni edhe postimet që kanë pasur më së shumti reagime në Facebook dhe Instagram.
Ky raport është për periudhën: 01-05-2023 deri 31-05-2023./IndeksOnline/