Pas operacionit antidrogë ku u shkatërruan 23 banda të drogës në qytete të ndryshme të vendit kanë dalë detaje të reja nga hetimet të cilat quan në arrestimin e 233 personave.
Ditën e sotme janë zbardhur hetime nga dosja e megaoperacionit “Tempulli” të cilat sollën ekzekutimin e suksesshëm për kapjen e trafikuesve.
Gjithçka është zbuluar pas futjes në aksion të një agjenti të infiltruar i cili ka futur në kurth shpërndarësit e drogës duke u kërkuar t’u blinte drogë.
Agjenti me emrin e koduar “Koli” ka kontaktuar me trafikantin e arrestuar Stiven Faqollin ku më pas 07.09.2023 në Qukës të Librazhdit.
Koli ka marrë Faqollin në lokalin e tij me makinë dhe më pas janë nisur në drejtim të Librazhdit ku janë takuar me dy persona të tjerë që do të shisnin drogën.
Në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Librazhd, agjenti bashkë Stiven Faqollin kanë takuar dy persona në makinë, njëri prej tyre Glidi Ballolli që është në burg dhe Mikel Poçi.
Agjenti ka blerë një sasi kanabisi tek Badolli dhe më pas është larguar.
Pjesë nga përgjimi i zbardhur nga Report Tv
Gildi Ballolli (G): Sa të duhen ty?
Agjenti (K): A është e mirë ?
Gildi Ballolli: Dy të plota, ke dhe një zero dyshe…
Agjenti (K): Ok vetëm të jenë të mira
Gildi Ballolli: Mallin e kë super, ma kanë pëlqyer të gjithë
Agjenti (K): O S është naj çik e mirë kjo ?
S (Stiven Faqolli): Për zotin po, për kokën time.
Agjenti (K): Epo se ku e kam parë këtë cunin që mi dha mua…
Stiven Faqolli: Ktu rri ky në Librazhd
Agjenti (K): Si e ka emrin ky ?
Stiven Faqolli: Gia
Agjenti (K): Ishte dhe me një tjetër ky
Stiven Faqolli: Ai është Mikel Poçi
/5pyetjet.al