Sot, martesa e Kiara Titos me Luiz Ejllin mbush 2 muaj. Këtë na e ka kujtuar vetë Kiara Tito e cila ka ndarë në InstaStory një postim të fansave të saj të cilët e kanë uruar me foton speciale krah Luizit.
Kjo martesë bëri lëmsh një Shqipëri të tërë. Kudo flitej për Kiarën dhe Luizin ku nuk mungonin as pasiguritë rreth kësaj martese. Madje kjo martesë është e jashtëligjshme dhe e pavlefshme në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar.
Dokumenti i kalimit të biznesit të Luiz Ejllit nga noteri në në një kompani për produksione televizive, te datës 22 maj 2023, pra 16 ditë pas dasmës, tregoi se Luiz Ejlli figuron me gjendjen civile beqarë.
Gjithsesi, me mungesën e familjarëve të Luizit në ditën e martesës me Kiarën, shqiptarët e shpallën këtë kurorëzim “gjysmë të pavlefshëm”, prandaj shpresojmë që të dokumentat të mos i trondisin tepër