Nëse ka diçka që nuk mungon kurrë në grimin e Kylie Jenner, ajo është padyshim blush-i i mollëzave.
Kryesisht në version mat, por në raste të veçanta i kombinuar me pak korrektues, blush-i i mollëzave siç thotë Kylie e gjallëron goxha portretin.
Nisur edhe nga emri i kësaj teknike Under Blush e gjitha ka të bëjë me aplikimin e saj përpara përfundimit të grimit mbi një bazë të shndritshme dhe primerit në ngjyrën e lëkurën suaj.
E veçanta e procedurës qëndron në vendosjen e korrektorit në pjesët e fytyrës që doni t’i jepni më shumë shkëlqim. Pra, ndryshe nga procedura tradicionale: grim i lëngshëm- korrektor-konturim-bronzer-blush, korrektori zhvendoset në fund të gjithë procesit të grimit.
Zoe Kim Kenealy shpjegon përmes një videoje tutoriale se idealja për realizimin e këtij grimi është të lehtë (Video e mëposhtme)
Filloni me nuancën më të fortë (përdorni dy blush-e: një më të errët dhe një më të lehtë.rozë, pjeshke, e kuqe ose nuancat e vjollcës), aplikojeni me një furçë grimi nga mollëzat deri në konturin e syve. Më pas kalohet tek korrektori që aplikohet te rrathët e zinj të syve dhe anash hundës. Nisni me blush-in e çelur në pjesën e sipërme të mollëzave, ndërsa hapi i fundit për një blush të ndezur si të Kylie Jenner, ju duhet pak pudër për të errësuar me një ton më shumë lëkurën dhe ju do të dukeni yll!/Living/